Ushtria tregon se mrekullitë ekzistojnë, shpëtohet me helikopter foshnja, ushtarët e mbajnë në krahët e tyre

  • 28 November 2019 - 08:59
Ushtria tregon se mrekullitë ekzistojnë, shpëtohet me helikopter foshnja, ushtarët e mbajnë në krahët e tyre

Historitë që të përlotin nuk janë të pakta në këto ditë të vështira që po kalon vendi. Numri i viktimave ka shkuar në 40 dhe ende raportohet për njerëz nën rrënoja.

Së fundmi këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar një video, e cila na prek të gjithëve. Një foshnjë ka mundur të shpëtojë nga tërmeti dhe siç shihet në videon e mëposhtme është duart e ushtarëve, të cilët po e transportojnë me helikopter.

“Lot këto 48 orët e fundit… Lot për ata që humbëm nga ky tërmet i pabesë e lot për çdo jetë të shpëtuar, e lot për heronjtë që i shpëtojnë. Ky engjëll e pati jetën e gjatë. Kur të rritet, do të shikojë këto momente e do të bëhet më i fortë, më i dashur, më i ndjeshëm. Do të kujtojë me admirim emrat e këtyre burrave të fortë e fytyrë-qeshur… Dua ti uroj bijës time dhe të gjithë shqiptarisë së solodarizuar më shumë se kurrë : Gëzuar festën e Flamurit më të bukur në botë dhe atë të 75-vjetorit të çlirimit. Jetë të gjatë Shqipërisë sonë të bukur…”, shkruan këngëtarja. 

(Kosova Sot Online)