“Komunikimi i fundit në orën 3, postoi dy statuse, si nuk i thashë të dilte jashtë…” shoku i ngushtë i piktores rrëfim prekës

  • 28 November 2019 - 12:00
“Komunikimi i fundit në orën 3, postoi dy statuse, si nuk i thashë të dilte jashtë…” shoku i ngushtë i piktores rrëfim prekës

Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare, e më pas vdiq edhe vetë.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Shoku i ngushtë i saj Klajdi Hysenllari ka treguar në Ftesë në 5 komunikimin e fundit me të dhe pengun: “Si nuk i thashë të dilte përjashta”.

“Pallati ku banonte Diena ska pësuar asnjë lloj dëmi dhe kjo sihte fatkeqësia më e madhe
në 3 pa 10 e ndjeva tërmetin që ra dhe hyj në FB dhe statusi i parë që shoh ishte i Dienës.

Me parë kishte shkruar ra tërmet dhe të dytin kishte bërë share një portal që shkruante ra tërtmet në durrës, ishe kaq ballë. I shkruaj dhe i them o Djen nuk ishte kaq, por 4.4 ballë. Kam folur në 3 të mëngjesit.

Nuk e di pse i thoja Zotit sot gjatë gjithë ditës, si nuk i thashe dil përjashta që mos të kapë muri”, tha ai.

(Kosova Sot Online)