Nga selitë e partive në Kuvend, VV e LDK takohen sot në ora 16:00

  • 28 November 2019 - 12:21
Nga selitë e partive në Kuvend, VV e LDK takohen sot në ora 16:00

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen sot në ora 16:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për të folur për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri për katër vitet e ardhshme.

Burimet kanë konfirmuar se në këtë takim do të marrin pjesë krerët me të lartë të të dy partive, derisa, do të flitet për çështje të nivelit politik, për të cilat nuk ishin dakorduar grupet punuese.

Sipas informatave që ka  media gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Ky takim në mes të LVV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar.

(Kosova Sot Online)