Lëkundjet e forta, momenti kur mjekë e pacientë dalin nga spitali i Durrësit

  • 28 November 2019 - 12:34
Lëkundjet e forta, momenti kur mjekë e pacientë dalin nga spitali i Durrësit

Një ndër qindrat pasgoditjet e tërmetit ka prodhuar një lëkundje në shkallën 4.9 rihter, çka ka sjellë jo pak panik mes qytetarëve.

Veçanërisht në Durrës, atje ku tragjedia vijon ende me kërkimin e të humburve nën rrënoja. News24 ka publikuar momentet kur nga spitalit i Durrësit shihen mjekë e pacientë duke nxituar të dalin nga ambientet e spitalit.

Spitali vetë dukshëm ka pësuar dëmtime, por është ende herët për të thënë nëse ato janë të rrezikshme pasi do jenë ekspertët ata që do ta vlerësojnë situatën.

Më poshtë video e momenteve kur mjekë e pacientë dalin nga spitali.

(Kosova Sot Online)