Pse Daut Haradinaj nuk kishte vendosur maskë në daljen e parë publike të UÇK-së?

  • 28 November 2019 - 12:43
Pse Daut Haradinaj nuk kishte vendosur maskë në daljen e parë publike të UÇK-së?

Sot bëhen 22 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Daut Haradinaj në një moshë të re ju kishte bashkangjitur radhëve të para të UÇK-së.

Ai bashkë me Rexhep Selimin dhe të tjerët, ishte pjesë e daljës së parë publike të UÇK-së më 28 nëntor 1998.

Në daljen e parë publike, Rexhep Selimi kishte vendosur maskë për të mos u identifikuar, ndërsa Daut Haradinaj jo.

Në dokumentarin “Tri ditë para fillimit”, Haradinaj ka treguar se maskën nuk e kishte vendosur, jo për shkak të trimërisë, por nuk kishte maskë me vete në atë moment dhe kishte vendosur të dal me pamje të qartë para masës.

Për më shumë ndiqni videon nga minuta 32:40.

(Kosova Sot Online)