Festojnë radikalët serbë: Po lind ‘Arkani i Dytë’

  • 28 November 2019 - 12:52
Festojnë radikalët serbë: Po lind ‘Arkani i Dytë’

Do të lindë “Zeljko Raznatovic për së dyti’ shkruajnë mediat serbe që anojnë nga fashizmi serb. Disa ditë pas dasmës së të birit të Arkan,Veljko Raznatovic dhe Bodgana Raznatovic mësohet se nusja është shtatzënë dhe presin djalë. Emrin e kanë vendosur, siç pritej, Zeljko sipas gjyshit, kriminelit Arkan

Trashëgimtari i familjes Raznatovic u mësua që do të jetë Zeljko Raznatovic, nuk u çudit askush nga ky vendim. Svetlana Raznatovic- Ceca, e veja e kriminelit Arkan ishte e para që u njoftua dhe kishte klithur nga gëzimi shkruan media serbe Kurir.

Kjo media serbe shkruan e ekzaltuar se trashëgimtari i ri do të vjen dhe e kishin pyetur babanë e ardhshëm Veljko, i cili e kishte konfirmuar për Kurir.

“Do të lindë Zelkjo Raznatovic, për së dyti” tha i biri i Arkanit, boksieri Veljko.

Figura e kriminelit Arkan po kthehet në vëmendjen e opinionit publik serb pa shumë zhurmë dhe figura e tij po provohet të rehabilitohet dhe ende vazhdohet të mohohen krimet e pamohueshme.

Veljko Raznatovic i biri Arkan, tani boksier kishte anuluar një ndeshje boksi me boksierin shqiptar Petrit Mazreku, por e anuloi me një arsyetim të lodhur.

Zeljko Raznatovic-Arkan i njohur si përfitues i luftës, kriminel i luftës, mafioz i hershëm kreu i tifozëve famëkeq ‘Delije’ të Crvena Zvezda, së voni e konfirmuar se ishte rekrutuar edhe nga UDB’së për aktivitete të spiunazhi e dyshohet edhe për vrasje të disidentëve jashtë Jugosllavisë së atëhershme.

Ai më voni formoi njësite vullnetare në shërbim të pushtetit fashist serb dhe i komandoi ata në luftë në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë. Këta shumica ishin rekrutuar nga tifozët e ‘Delije’.

Arkan pas lufte ishte transformuar në një gjoja ‘biznesmen’ dhe kontrollonte një pjesë të mafias serbe dhe u vra në siç dyshohet në konflikt me mafiozët tjerë serbë. Ka që dyshojnë se ishte eliminuar nga pushteti i Milosevic për të mos treguar sekretet e lidhjeve të pushtetit serb me mafian. 

(Kosova Sot Online)