Të prekur nga tragjedia, Kurti e Haziri marrin pjesë në varrimin e dy vëllezërve nga Gjilani

  • 28 November 2019 - 13:11
Të prekur nga tragjedia, Kurti e Haziri marrin pjesë në varrimin e dy vëllezërve nga Gjilani

Dy vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit, Isa e Shemsedin Abazi të cilët mbetën të vdekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, janë varrosur sot në vendlindjen e tyre

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllezërvë Abazi nga Gjilani, ndërkaq përveç tyre, aty janë parë edhe disa nga figurat politike.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, janë parë në varrimin e të rinjve gjilanas.

Media po qëndron në familjen Abazi, nga ku sjell pamjet nga varrimi i vëllezërve Abazi.

(Kosova Sot Online)