Kryetari i Prizrenit: Po vijnë njerëz që nuk janë prekur nga tërmeti, jemi duke i hetuar

  • 28 November 2019 - 14:05
Kryetari i Prizrenit: Po vijnë njerëz që nuk janë prekur nga tërmeti, jemi duke i hetuar

Rreth 100 persona nga Shqipëria kanë mbërritur në Prizren, në kampin e ish-KFOR-it gjerman.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka thënë, se sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti.

Evidentimi dhe verifikimi, sipas Haskukës, po bëhet për të shmangur keqpërdorimet e mundshme.

Mësohet gjithashtu se në këtë kamp që kanë mbërritur persona nga Shqipëria për t’u strehuar, shumica vijnë nga komuniteti pakicë.

Sipas kryetarit Haskuka ka mbi 1000 batanije, pako me ushqim të mjaftueshëm për një javë për një familje.

Në koordinim me ambasadën shqiptare, për personat që kanë mbërritur në Kosovë, ndihma do të shpërndahen në zonat ku ka më shumë nevojë.

(Kosova Sot Online)