Lëkundjet e tërmetit të sotëm çajnë godinën e spitalit të Durrësit

  • 28 November 2019 - 14:07
Lëkundjet e tërmetit të sotëm çajnë godinën e spitalit të Durrësit

Lëkundjet e fundit të tërmetit 5.1 të shkallës rihter që ranë rreth një orë më parë kanë dëmtuar godinën e spitalit të Durrësit. Në një lidhje të drepërdrejtë nga urgjenca e spitalit të Durrësit Ajgena Korbi raporton se në atë moment kanë dalë të gjithë jashtë nën panik, ndërsa një grup ekspertësh po verifikojnë dëmet. Fillimisht u fol për një evakuim të tyre, por gazetarja na konfirmon se në kushtet e panikut një pjesë e pacientëve janë tërhequr nga familjarët.

“Ka qenë ora 12 kur në Durrës janë ndjerë lëkundjet e fundit sizmike. Kjo situatë ka bërë që të gjithë të dalin jashtë në panik. Është konstatuar që godina ka pësuar plasaritje. Një grup ekspertësh po verifikojnë nëse ka dëme në strukturë. Në këtë moment urgjenca po punon, po ka pacientë që kanë lënë spitalin, janë marrë nga familjarët në kushtet e panikut. Do ketë një verifikim të dytë të situatës dhe nëse do vijojë puna apo jo. Manastirliu tha se në Durrës situata është nën kontroll dhe nëse konstatohet se urgjenca nuk është në gjendje të funksionojë atëherë shërbimet do merren në anën e dajthtë të spitalit, ose në godinën e maternitetit” –raportoi gazetarja e medias. 

(Kosova Sot Online)