Ja sa vite do t’i mbushte sot Adem Jashari po të ishte gjallë

  • 28 November 2019 - 14:09
Ja sa vite do t’i mbushte sot Adem Jashari po të ishte gjallë

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 64 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

 Ishte djali i tretë i Shaban  dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Adem Jashari edhe pse kujtohet dhe do të kujtohet përherë si njeriu që dha më se shumti për Kosovën, emri Adem është duke u rritur në ketë familje pasi është trashëguar nga djali i madh i Lulezimit.

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari ka pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Me lindjen e djalit të madh, ai e ka përtërirë emrin e babait të tij, Ademit.

(Kosova Sot Online)