Vjen akuza e rëndë ndaj Edi Ramës, ja arsyeja!

  • 28 November 2019 - 14:32
Vjen akuza e rëndë ndaj Edi Ramës, ja arsyeja!

“Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, lehtësimet kufitare dhe çdo anë pozitive realizohet vetëm me anëtarësim në BE. Shqiptarët kanë nevojë më shumë sesa për bukën për lidhje me BE-në, NATON dhe SHBA-të. Lidhjet tjera, sido që quhen, brenda Ballkanit apo me lindjen jashtë Evropës, është e dëmshme dhe anti-shqiptare”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë në Kosovë, kërkojnë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të heq dorë nga provokimet tij ndaj shtetit të Kosovës, duka u pozicionuar në anën serbe në mbështetje të propozimit për Mini Shengenin Ballkanik jashtë Bashkimit Evropian, dhe njëherit të ndalë edhe provokimit dhe përqeshjet ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit të Kosovës.

“Kosova po vetizolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, ka thënë Edi Rama duke ironizuar me politikanët e shtetit të Kosovës.

E lidhur me këtë, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se iu takon zyrtarëve të shtetit të Kosovës të deklarohen se si do t’i kundërvihen Edi Ramës në këto sjellje të tij të fundit provokative, por gjithsesi që acarimi i raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk është në favor të shqiptarëve.

Image
Muhamet Kelmendi

“Prandaj duhet bashkëvepruar që të tejkalohen këto fërkime, kurse Edi Rama të bindet se propozimi për Mini Shengenin është në dëm edhe të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, sepse nuk është rruga që na dërgon drejtë integrimit në BE por izolim nga BE-ja. I ashtuquajturi Mini-Shengeni i Rames, me Vuqiqin dhe Zajevin, është një akt shumë i dëmshëm dhe të cilin shqiptarët nuk duhet ta përkrahin. Tirana dhe Prishtina kërkohet të thellojnë bashkëpunimin dhe gradualisht ti mënjanojnë tërë pengesat e veta me kufirin Kosovë-Shqipëri. Në këtë anë të përgatitet terreni edhe për integrim të gjerë shqiptar dhe kështu fiton edhe Shqipëria edhe vendi i ynë, dhe si i tillë ecën në rrugën e integrimeve Euro atlantike. Asnjë lidhje brenda Ballkanit që është jashtë BE-së dhe NATOS nuk duhet pranuar”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, është mashtrim i madh kur thuhet se me Mini Shengenin zhvillohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, sepse kjo arrihet vetëm më integrim në BE, dhe jo me izolim në një krijesë të re të kontrolluar nga Serbia në mes të Ballkanit.

“Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, lehtësimet kufitare dhe çdo anë pozitive realizohet vetëm me anëtarësim në BE. Shqiptarët kanë nevojë më shumë sesa për bukën për lidhje me BE-në, NATON dhe SHBA-të. Lidhjet tjera, sido që quhen, brenda Ballkanit apo me lindjen jashtë Evropës, është e dëmshme dhe anti-shqiptare”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, sa i përket mësimit që po e jep Rama për patriotizëm të shqiptarëve nga Kosova, Kelmendi thotë se e kupton Ramën, por ai këtë nuk mundë ta bëjë duke kërkuar që kosovarët të rikthehen nën ombrellën e një krijese të re rajonale shtetërore të kontrolluar dhe dominuar nga Serbia.

“E kuptoj se këtë rol ka të drejtë ta luaj për patriotizëm z. Rama, por jo me Mini-Shengenin Tiranë-Shkup dhe Beograd. Në këtë lidhje nuk ka asgjë patriotike. Tirana dhe Kosova kanë fusha të shumta të bashkëpunimit deri te heqja e kufirit. Këtu është patriotizmi. Natyrisht, Kosova ka nevojë për ndihmë në drejtim të krijimit të një platforme politike në raport me shtetin kriminal serb. Sa ka befasuar Rama me kriminelin Vuqiq është çështje individuale e z Rama. Mirëpo, z.Rama duhet të dijë se nuk mund të bindet krimineli Vucic mbi çështjen e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Ai as Kosovën shtet nuk e njeh”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj me të drejtë, Muhamet Kelmendi thotë se duhet shtruar pyetjen se për çka u bind krimineli Vuqiq?

“Rama duhet të na tregoj se për çka vërtetë u bind Aleksandër Vuqiqi. U bind për të mënjanuar Kosovën, ndoshta kështu edhe për ta ndarë dhe në këtë mënyrë të realizohet plani i vjetër serb”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Është çështje e tij kështu edhe për raportet midis Z.Rama dhe z. Kurti e Mustafa. Është e drejtë me u deklaruar dhe e drejtë me marr qëndrim çdo kush që apostrofohet mbi ato qëndrime. Por, Kosova e ka politikën e vetë të shtetit të lirë dhe sovran. Këtë duhet mbrojtur dhe duhet punuar në mënjanimin e të gjitha barrierave midis Kosovës e Shqipërisë për të ecur në rrugën e bashkimit. Kjo është detyrë mbi detyrat”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)