Parku që u lëshua për banorët e Shqipërisë në Prizren, qeveria dhe ambasada gjermane kanë një njoftim

  • 28 November 2019 - 14:37
Parku që u lëshua për banorët e Shqipërisë në Prizren, qeveria dhe ambasada gjermane kanë një njoftim

 Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Gjermane në vend kanë njoftuar sot se kanë emëruar si koordinator të kipit ndër institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ në Prizren, Faruk Dakaj.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në koordinim me Ambasadorin Gjerman në Kosovë,  Christian Heldt, Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Drejtorin e Agjencionit për Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, Ministrinë e Punëve të Brendshme – Drejtorin Valon Krasniqi dhe përfaqësuesit e GIZ-it, janë dakorduar që Koordinator i ekipit ndër – institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, të jetë Faruk Dakaj, Drejtor për Emergjenca dhe Siguri, i ndihmuar nga të gjitha institucionet relevante qendrore dhe lokale”, shkruhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se ky mobilizim është në proces të sistemimit të personave të zhvendosur nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës ka siguruar Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, Agjencia e Emergjencave ka dërguar ekipin adekuat, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit janë kujdesur për ekipet mjekësore primare dhe sekondare, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipet adekuate për menaxhim të zhvendosjen, Shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit kanë ofruar ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme.

Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe GIZ, janë në përkrahje të vazhdueshme në koordinim dhe në ndihma”, shkruhet tutje.

Nga Ambasada Gjermane në Kosovë kanë shkruar se janë pajtuar me emërimin e Dakaj në këtë pozitë, që të ndihmohen autoritetet dhe qendrat përkatëse lokale.

 “Si rezultat i këtij mobilizimi, Parku i Inovacionit dhe Stërvitjes Kosovaro-Gjermane po bën të gjitha përpjekjet për të akomoduar personat e zhvendosur dhe ekipi është i përkushtuar të sigurojë gjithë ndihmën e nevojshme. Policia e Kosovës siguroi sigurinë për Parkun e Trajnimit Kosovar-Gjerman për Inovacionin, Agjensia e Emergjencave ka dërguar një ekip përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit kanë siguruar ekipe mjekësore parësore dhe sekondare, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipe përgjegjëse për menaxhimin e rivendosjes, shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit siguruan ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)