Ambasada e SHBA: Do qëndrojmë krah Shqipërisë, të gatshëm në çdo hapësirë të nevojshme

  • 28 November 2019 - 14:49
Ambasada e SHBA: Do qëndrojmë krah Shqipërisë, të gatshëm në çdo hapësirë të nevojshme

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh mbështetjeje në drejtim të të gjithë shqiptarëve, duke u shprehur se Amerika do të qëndrojë krah Shqipërisë për çdo nevojë të mundshme.

Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.

(Kosova Sot Online)