Haziri flet për takimin Kurti – Mustafa, marrëveshja për qeverinë brenda pak ditësh

  • 28 November 2019 - 15:14
Haziri flet për takimin Kurti – Mustafa, marrëveshja për qeverinë brenda pak ditësh

Kanë mbetur edhe më pak se një orë nga takimi i paraparë që të mbahet në mes të liderëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen çështjet e fundit që kanë mbetur për të finalizuar koalicionin në mes të dy partive të dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot do të fillojnë diskutimet për gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formatizohet marrëveshja qeverisëse.

Teksa thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike ai shton se çështjet kryesore janë harmonizuar.

Përkundër deklaratave të mëhershme, Haziri thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

Media ka raportuar se LDK dhe VV do të takohen në ora 16:00 në Kuvend të Kosovës, derisa, do të marrin pjesë fytyrat kyçe të të dy partive.

(Kosova Sot Online)