Shkon numri në 45 viktima/ Nxirren dy binjakët e familjes Lala dhe 2 të rritur nga rrënojat

  • 28 November 2019 - 17:21
Shkon numri në 45 viktima/ Nxirren dy binjakët e familjes Lala dhe 2 të rritur nga rrënojat

Specialistët francezë kanë nxjerrë trupin e pajetë të një gruaje në Durrës, duke e çuar në 43 numrin e viktimave.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se specialistët francezë të emergjencës civile dhe efektive të komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat.

Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet edhe për trupin e një gruaje.

Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes raporton se sot janë nxjerrë edhe 3 trupa të pajetë nga vila e shembur e familjes Lala. Dy prej të cilëve janë binjakët Dionis dhe Dionisa, ndërsa ende nuk dihet se kush është viktima e tretë.

Nën rrënojat e vilës Lala, ndodhen edhe 2 persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)