Shoqata SAB në Suedi mbledh 100 mijë euro për tërmetin në Shqipëri

  • 28 November 2019 - 17:33
Shoqata SAB në Suedi mbledh 100 mijë euro për tërmetin në Shqipëri

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë, ka mobilizuar shqiptarët në gjithë globin.

Në ndihmë shtetit shqiptar, i kanë dalë edhe shqiptarët në Suedi.

Shoqata SAB në Suedi, për 2 ditë kanë grumbulluar 1.000.000 kruna suedeze apo afërsisht 100.000 euro.

50.000 euro janë dërguar në fondin Emergjenca, që është hapur nga qeveria shqiptare, kurse të tjerat priten që të dërgohen javën e ardhshme.

Poashtu, shoqata SAB në Suedi, sot ka filluar që të grumbullojë edhe veshmbathje, ushqim e gjëra të ndryshme.

Kryesia e shoqatës falënderon të gjithë kontribuuesit, fëmijë, gra dhe burra dhe posaçërisht grupin SAB dhe SBA për ndihmën e tyre.

(Kosova Sot Online)