Shefqet Kastrati solidarizohet me tërmetin, dhuron shifrën e çmendur

  • 28 November 2019 - 18:13
Shefqet Kastrati solidarizohet me tërmetin, dhuron shifrën e çmendur

Biznesmeni Shefqet Kastrati ka vendosur që të dhurojë 1.5 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në një reagim, biznesmeni i njohur shqiptar shprehet se vendosi ta bëjë publik kontributin e tij, në mënyrë që solidarizohen të gjithë të pasurit për të dhuruar.

“Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!”, shkruan ai.

“Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!”, deklaron Kastrati.

Pak më herët, një nga biznesmenët më të pasur shqiptarë, njëherësh zv. Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, vendosi të dhurojë nga pasuria e tij plot 1 milionë euro.

(Kosova Sot Online)