Ja kush e paralajmëron burgosjen e Devollëve dhe Baton Haxhiut

  • 29 November 2019 - 07:32
Ja kush e paralajmëron burgosjen e Devollëve dhe Baton Haxhiut

“Në ketë maskarhane mos mendoni se del i pa lagur edhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, zagari i UDB-së, hajni me renome Ballkanike, Baton Haxhiu. Ky qen është ideatori i të gjitha mynxyrave në Kosovë, ky e drejton atë bandën e Serbisë Devolli dhe ata langonjtë e majave të shtetit. Po e them langonjtë e majave të shtetit sepse askush nuk mundë të del e të më thotë se ndryshe, sepse po të kishte sistem të mirëfilltë gjyqësor, të mos ishin puthadorë dhe sahanlëpirës të këtyre langonjve nuk do të ndodhte i gjithë ky krim”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj e ka mirëpritur vendimin e Telekomit të Kosovës dhe Vala, për të ia ndërprerë operatorit Z-Mobile, shfrytëzimin e rrjetit të telefonisë mobile, dhe të gjithë numrave të abonentëve, të cilët Z-Mobile i kishte zhvatur nga Vala pas nënshkrimit të marrëveshjes kriminale, përmes së cilës e plaçkiti Telekomin e Kosovës për plotë 10 vite.

Sipas Badallajt, përveç Devollëve, me këtë vendim i është dhënë grusht edhe Baton Haxhiut, sepse sipas tij, një hise të madhe në të bërat e Devollëve e ka edhe Batoni.

Image
Reshat Badallaj

“Personalisht nuk jam plotësisht i kënaqur me këtë grusht të fortë që i´u dha bandës gjak zezë serbiane Devolli. Përse... sepse kjo është ditur se herëdo kurdo këta edhe do të mundë të kthehen, por, do të isha i kënaqur kur kjo bandë kriminale, kjo bandë idiotësh, kjo bande hajnash, bandë vrasëse e nëntokës më të rrezikshme që veproi kundër popullatës së Kosovës dhe shqiptare në përgjithësi, të përfundonte në burg dhe t´iu konfiskohej pasuria e fituar pa djersë me kontrabandë, që të mos e gëzojnë këta’, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, edhe pse nuk është thënë deri më tani, pas kësaj goditje që kanë merr Devollët me marrjen e të gjithë numrave të pronësi të Vala, është shumë e sigurt që goditje së bashku me Devollët të ketë marr edhe lidhja e spiunazhit me UDB-në e Baton Haxhiut.

“Në ketë maskarhane mos mendoni se del i pa lagur edhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, zagari i UDB-së, hajni me renome Ballkanike, Baton Haxhiu. Ky qen është ideatori i të gjitha mynxyrave në Kosovë, ky e drejton atë bandën e Serbisë Devolli dhe ata langonjtë e majave të shtetit. Po e them langonjtë e majave të shtetit sepse askush nuk mundë të del e të më thotë se ndryshe, sepse po të kishte sistem të mirëfilltë gjyqësor, të mos ishin puthadorë dhe sahanlëpirës të këtyre langonjve nuk do të ndodhte i gjithë ky krim”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, po të analizoheshin se sa është plaçkitur Telekomi, jo vetëm se do të dilnin miliona, por edhe miliarda të plaçkitura nga kjo bandë.

Badallaj beson se tani ngadalë po ngushtohet rrethi i veprimit, dhe drejtësia do të detyrohet të veprojë, ndonëse me vonesë, dhe ky grup mafioz pas konfiskimit të pasurisë do të përfundojnë në burg.

“Gjithmonë ja kam qëlluar, shpresoj edhe tani, se do të vije koha dhe do të zbardhen një nga një të gjitha krimet e kësaj bande dhe e atyre langonjve të pushtetit dhe do të përfundojnë në haps, sepse nuk ka gjë që nuk ka mbetur pa u zbardhur,sidomos në Kosove aspak nuk është zor sepse edhe njeriu i pa shkolle, kë ta pyesësh në rrugë, i njohin hajnat,vagabondët dhe banditët. Bile e them publikisht, pa pasur frikë fare se edhe burgu është i pa mjaftueshëm për këta kryebanditë që i përmenda të gjithë, dhe unë do të isha i kënaqur kur t´i shihja rrugës të gozhduar si Krishtin ne kryq, që e them me përgjegjësi morale, juridike dhe penale”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)