Gjeologu radhit 7 arsye pse nuk ka rrezik për tërmetet në Tiranë: Flini të qetë

  • 29 November 2019 - 09:10
Gjeologu radhit 7 arsye pse nuk ka rrezik për tërmetet në Tiranë: Flini të qetë

Pas tërmetit 6.4 ballë dhe lëkundjeve të tjera të vazhdueshme që kanë tronditur Shqipërinë këto ditë, shqiptaret janë të tmerruar. Gjeologu dhe ambientalisti Sazan Guri ka radhitur disa arsye, që tregojnë se e keqja ka kaluar dhe se banorët nuk duhet të kenë më frikë.

Mesazhi i plotë i gjeologut:

Pse duhet te jemi te qete tani pas termetit?!

Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.

1. Tirana nuk eshte zone sizmike

2. Tirana ka shtrese lekundese (sedimente te shkrifta te kuaternarit jo shkembore, 2 milion vjeçare), jo te trashe (rreth 20-30m).

3. Tirana ka shtrese te forte mbajtese nen 20m me shkembinj te moshes Mesianin 7-8 milion vjeçare rreth 1500m qe zbut ose mban lekundjet.

4. Tirana vuan jehonen e termeteve qe vijne nga zonat tektonike Durres, Elbasan dhe Shkoder, qe dtth ajo nuk gjeneron vete Termete.

5. Termetet qe vijne nga keto zona tektonike nuk mund te te jene me te medhenj se ata qe kishim.

6. Termetet qe vijne nga perplasja e pllakave mund te japin termete me te medha se kjo qe kishim., si ne Kili, ne Japoni ose ne rrethin e zjarrte, po jo te japin zonat tona tektonike te mesiperme.

7. Termetet jane nezbutje dhe ne kohe shume me te vogel, kujdes ne kohe shume me te vogel dhe me ndertime ne Tirane pa shenja çarje, qe domethënë fli i qete te pakten ti o Tiranas.

ëduhet te fiksojme fort?

1. Historia e termeteve nuk njeh termet te trete.

2. Termetet vijne ne shuarje.

3. Termetet u gjunnjezuan para ndertimeve me standarde.

4. Termeti ne Durres do kohen prej te pakten 90 vjet qe te grumbulloje po kete energji.

5. Mblidhni mendjen per femijet, se sindroma apo semundja pas termetit eshte me e keqe se vete termeti.

6. Besojini ekspertit gjeolog se eshte e vetmja fushe me gjeresi bashkepunimi dhe jo shkence individuale, dhe jo deliranteve.

(Kosova Sot Online )