Tragjedia ku vdiqën dy kosovarët, Haziri thotë se do të ndihmojnë familjen

  • 29 November 2019 - 11:00
Tragjedia ku vdiqën dy kosovarët, Haziri thotë se do të ndihmojnë familjen

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe sot ka përsëritur se do t’i qëndrojë  pranë familjes Abazi, pas humbjes së dy djemve në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Ai ka thënë se solidariteti i kosovarëve dëshmon se në ditët e vështira ne i gjendemi njëri-tjetrit, derisa u lut që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë.

“Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjindemi njëri-tjetrit. Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona. Lutem që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë. Shpirti i tyre bëftë dritë!”, ka shkruar Haziri.

Isa e Shemsedin Abazi kanë humbur jetën të martën pasi që ndodhi një tërmet 6.4 rihter, i cili rrënoi hotelin në të cilin po qëndronin ata.

Postimi i plotë:

Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjindemi njëri-tjetrit. Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona. Lutem që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë. Shpirti i tyre bëftë dritë!

(Kosova Sot Online)