Sot ska takim liderësh, LDK e VV takohen në nivel të grupeve punuese

  • 29 November 2019 - 11:48
Sot ska takim liderësh, LDK e VV takohen në nivel të grupeve punuese

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, e kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të takohen sot për të diskutuar për koalicion. Gjatë ditës për të përmbyllur edhe disa çështje që ju kanë mbetur pa u diskutuar, do të shihen grupet punuese të të dy partive, kanë konfirmuar për media nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, një ditë pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënkryetarët e partive, ka shkruar në Shqipëri, për t’u solidarizuar me viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti i së martës.

Rrjedhimisht, sot gjatë ditës nuk do të ketë një takim në nivel të liderëve, mirëpo, do të shihen edhe një herë grupet punuese, me shumë gjasë në takimin e fundit për të përmbyllur edhe pak çështje të mbetura. Kështu kanë konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot do të mbahet takimi ne mes të grupeve punuese, siç është deklaruar edhe dje nga kryetarët e dy partive, do të përfundohen edhe pak çështje që kanë mbetur për t’u përmbyllur. Pastaj në ditët në vazhdim do të ketë takim tjetër në nivel të liderëve”, ka deklaruar për  media , nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku.

Takimi merret vesh se do të mbahet në ora 13:00, në Kuvend të Kosovës.

Takimi i dytë në nivel të liderëve, pas gjashtë tetorit u mbajt dje në Kuvend të Kosovës, derisa, për më shumë se dy orë, LDK e VV ka diskutuar për tema të rëndësishme, sic është ndarja e posteve, e edhe pozita e presidentit të ardhshëm, që do të pasojë Hashim Thaçin.

Albin Kurti ka deklaruar pas takimit se në ditët në vijim do të lidhet koalicioni për legjislaturën e 7-të, derisa, tha janë dakorduar për harmonizimin programor.

“Do të takohemi intenzivisht ne dy kryetarët e dy subjekteve, sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen”, tha Kurti para mediave.

Konstruktiv takimin e cilësoi edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që edhe i uroi fitoren të parit të Vetëvendsojes.

(Kosova Sot Online)