“Zbardhet e vërteta”, vjen lajmi i keq për koalicionin Vetëvendosje-LDK

  • 29 November 2019 - 12:27
“Zbardhet e vërteta”, vjen lajmi i keq për koalicionin Vetëvendosje-LDK

“LDK dhe VV kanë negociuar për tema që janë me Kushtetutë të pa varura, si bordet të cilat janë profesional dhe apolitike. Me diskutime të tilla për borde, madje diskutimet për postin e Presidentit këta nuk i bëhen fare të dallueshëm nga PAN-i. Tema e bordeve, që duhet të jenë të depolitizuara, sikur që e depolitizuar duhet të jetë edhe pozita e presidentit, duhet të mbeten krejtësisht të pa prekshme, nuk ka nevojë të diskutohen fare ato pozita nëse LVV dhe LDK me qeverisjen e tyre duan të dallojnë rrënjësisht nga PAN-i. Partnerët e rinj të koalicionit LVV dhe LDK, duhet të akordohen vetëm për numrin e ministrive dhe ndarjen e tyre me marrëveshje politike”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani duke e vlerësuar situatën e re të krijuar pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, thotë se tani përfundimisht do të bien maskat edhe rreth temave që janë biseduar në mes të LVV-së dhe LDK-së, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për koalicion, në mënyrë që të mos vonohet e tej zgjatet krijimi i institucioneve të reja të vendit.

Mirëpo sipas Burjanit, mosmarrëveshjet e deritashme dhe fërkimet që kanë ndodhur për ndarjen e pozitave, për kontrollin mbi institucionet e pavarura, ka rrezik që këtë marrëveshje ta shtyjnë edhe për një kohë, duke mos e shikuar interesin e qytetarit, por atë të partive të tyre politike dhe të grupeve të interesit.

Image
Blerim Burjani

“Sikur që dihet, LDK dhe VV kanë deklaruar se në një varg takimesh që kanë pasur deri më tani, që i kanë mbajt krejtësisht 6 takime, por nuk ka pasur marrëveshje por ka pasur vetëm akordime për disa pika në vija të trasha, kjo flet më së miri se në mes këtyre dy partnerëve të rinj politik ka mjaft dallime që i pengojnë për nënshkrimin e marrëveshjes dhe krijimin më të shpejtë të koalicionit qeverisës”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani konsideron se në takimet e deritanishme, LVV dhe LDK kanë diskutuar edhe për ndarjen e kulaçit në kontrollimin e shumë institucioneve, që me kushtetutë janë të pavarura.

“LDK dhe VV kanë negociuar për tema që janë me Kushtetutë të pavarura, si bordet të cilat janë profesional dhe apolitike. Me diskutime të tilla për borde, madje diskutimet për postin e Presidentit këta nuk i bëhen fare të dallueshëm nga PAN-i. Tema e bordeve, që duhet të jenë të depolitizuara, sikur që e depolitizuar duhet të jetë edhe pozita e presidentit, duhet të mbeten krejtësisht të pa prekshme, nuk ka nevojë të diskutohen fare ato pozita nëse LVV dhe LDK me qeverisjen e tyre duan të dallojnë rrënjësisht nga PAN-i. Partnerët e rinj të koalicionit LVV dhe LDK, duhet të akordohen vetëm për numrin e ministrive dhe ndarjen e tyre me marrëveshje politike. Pjesa tjetër e marrëveshjes duhet të jetë akordimi për reformën gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat, duke filluar nga reforma në arsim, reforma në sistemin shëndetësor, në shërbimin diplomatik dhe gjithandej ku kërkohet vetëm angazhim i kuadrove profesionale. Pra nje marrëveshje në mes tyre duhet të finalizohet sa më parë por pa tendenca të kapjes politike të institucioneve të pavarura që janë paraparë me ligje dhe me Kushtetutë”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)