Kaçaniku ndan 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

  • 29 November 2019 - 13:36
Kaçaniku ndan 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se kanë ndarë 10 miijë euro për ndihmë ndaj Shqipërisë, pas pasojave që la tërmeti.

Në një mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal, u bë e ditur se kanë votuar për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Fillimisht grupi parlamentar nga lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të futet në rend dite mundësia e ndarjes së mjeteve financiare për ndihmë shtetit të Shqipërisë, pas tërmetit. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, si dhe falënderoi qytetarët e Kaçanikut të cilët në mënyrë masive iu kanë përgjigjur aksionit vullnetarë për dhurimin e ndihmave në forma të ndryshme. Kryetari Ilazi tha se ditë më parë, në konsultim edhe me Kryesuesin e Kuvendit dhe drejtorinë e Financave janë shikuar mundësitë e ndihmës financiare nga Komuna e Kaçanikut për ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kryetari shtoi se për shkak të specifikave të fundi vitit që paraqiten në realizim të buxhetit, Komuna e Kaçanikut planifikon të ndajë 10 mijë euro nga buxheti i saj në ndihmë Shqipërisë. Ky propozim njëzëri u përkrahë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët ngushëlluan familjet e viktimave, si dhe uruan që vendi sa me shpejtë të rimëkëmbet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)