149 aktakuza për 24 orë

  • 29 November 2019 - 16:30
149 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur aktakuza njëqindedyzetenëntë (149) kundër njëqindeshtatëdhjetenjë (171) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit ose masave tjera për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe pranë Gjykatës kompetente është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6 ) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenentë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)