Përfituan pensione si veteranë me dokumente të falsifikuara, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy ferizajasve

  • 29 November 2019 - 16:56
Përfituan pensione si veteranë me dokumente të falsifikuara, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy ferizajasve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuza ndaj dy personave nga Ferizaj, të cilët kishin falsifikuar çertifikatën dhe vërtetimin e veteranit luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këto veprime, ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit mbi 2 mijë euro.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit R.A. dhe N. A. dyshohet se gjatë muajit prill të vitit 2018 me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë aplikuar në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe kategorive tjera të përcaktuara me ligj.

Me këto veprime, ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit mbi 2 mijë euro.

“…me dokumente të falsifikuara edhe atë çertifikatën veteran luftëtar dhe vërtetimin e veteranit luftëtar, të pandehurit kanë aplikuar në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe kategorive tjera të përcaktuara me ligj, ku kanë arritur të përfitojnë pagë mujore prej 170.00 eurove secili veç e veç,  nga muaji maj 2018 deri në muajin shtator 2018, duke i shkaktuar dëme materiale të dëmtuarës -Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në shumë prej 1.020.00 euro secili veç e veç”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, të pandehurit R.A., dhe N.A., kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.ë

(Kosova Sot Online)