Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

  • 29 November 2019 - 17:37
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihëm e qytetarëve të vendit për kapjen e një të dyshuari për mashtrim. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin nga Peja, Blerim Berisha.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

I njejti po kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.