Foto dramatike/ Këta janë 8 anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti

  • 29 November 2019 - 17:56
Foto dramatike/ Këta janë 8 anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti

Një tragjedi e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në familjen Lala, e cila jetonte në banesën e saj në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Familja Lala bëhet me dije se ishte me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në qytetin bregdetar. Banesa e tyre u shemb dhe për rrjedhojë kanë humbur jetën tetë anëtarë të familjes.

Bëhet me dije se nesër më datë 30 nëntor do të bëhen homazhe në pallatin e Kulturës në Durrës për familjen Lala, ndërsa varrimi do të zhvillohen në orën 11.00.

Pikërisht, ditën e nesërme, iu jepet lamtumira Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos , Dionisës dhe Enisit.

(Kosova Sot Online)