Ndërpritet kërkimi në hotelin në Durrës, puna nis nesër për gjetjen e trupit të pajetë

  • 29 November 2019 - 18:48
Ndërpritet kërkimi në hotelin në Durrës, puna nis nesër për gjetjen e trupit të pajetë

Operacioni i kërkimit nën gërmadhat e hotel Mira-mare në Durrës ka përfunduar këtë të premte pas dhjetëra orësh kërkime nën rrënoja.

Oficerët shqiptarë dhe ata të huaj e kanë pezulluar punën për sot dhe pritet që të rikhethen ditën e nesërme për të kërkuar sërish, pasi mendohet se ka ende një viktimë që ndodhet i pajetë nën gërmadha.

 “Qytetarët e Durrësit të ndihen të qetë, të sigurtë, jemi një grup zjarrëfikësish që jemi gati në çdo kohë”, tha kreu i i grupit të operacion kërkim shpëtimit.

Pak orë më herët, njëri prej autoriteteve të huaja që kërkonte në zonë u shpreh se njëri nga qentë nuhati diçka, porse ende nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që mendohet se ndodhet nën rrënoja.

(Kosova Sot Online)