Sulm me thikë në Hagë, plagosen disa persona

  • 29 November 2019 - 21:11
Sulm me thikë në Hagë, plagosen disa persona

Disa persona janë plagosur në mbrëmjen e së premtes gjatë një sulmi me thikë, në një zonë tregtare në Hagë, Holandë.

Lajmin, që e transmetojnë mediat ndërkombëtare, e ka konfirmuar policia holandeze.

Shërbimet emergjente të qytetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sulmi në Holandë ka ndodhur vetëm disa orë pasi një burrë ka therur me thikë disa persona në Londër.

Ky sulmues është vrarë më pas nga policia e Londrës, kanë bërë të ditur zyrtarët, të cilët rastin e therjeve e kanë cilësuar si akt terrorist.

(Kosova Sot Online)