Sulmi me thikë në Londër, vdesin dy nga të plagosurit

  • 29 November 2019 - 21:18
Sulmi me thikë në Londër, vdesin dy nga të plagosurit

Disa njerëz u theren me thikë, ndërsa sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës. Deri më tash raportohet të kenë vdekur dy persona si rezultat i plagëve të marra nga sulmi me thikë në Urën e Londrës.

Policia Metropolitane e shpalli sulmin “incident terrorist”.

I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjarjes vetëm pasi sulmoi disa të tjerë me thikë, dy nga të cilët tashmë kanë vdekur. Besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia.

Një gazetar i BBC-së tha se ka parë një grindje në urë dhe disa njerëz duke sulmuar një tjetër.

Policia më pas arriti shpejt në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

Policia i këshilloi njerëzit pranë vendit të ngjarjes që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Tëitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është “shumë e shqetësuar” për incidentin.

(Kosova Sot Online)