Familja e Bashkim Ulajt jep 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti

  • 29 November 2019 - 22:45
Familja e Bashkim Ulajt jep 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Familja Ulaj bën me dije se kontributi i tyre shkon përtej angazhimit të kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e 20 apartamenteve.

Familja Ulaj ka vendosur të ndihmojë me një fond prej 1 milion eurosh.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar”.

(Kosova Sot Online)