Rama thirrje qytetarëve: Mos dërgoni ndihma ushqimore dhe rroba, kontriboni në portalin e lançuar nga qeveria

  • 30 November 2019 - 08:14
Rama thirrje qytetarëve: Mos dërgoni ndihma ushqimore dhe rroba, kontriboni në portalin e lançuar nga qeveria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një statusi në facebook u ka bërë disa thirrje qytetarëve. Si fillim Rama u kërkoi qytetarëve të mos dërgojnë më ndihma ushqimore dhe rroba pasi hapësirat e magazinimit po shterren.

Gjithashtu Rama bëri thirrje të mos dëgjojnë spekulimet që ndihmat po vidhen apo po shiten. Thirrja kryesore e kryeministrit është dhurimi i parave të cilët do të përdoren për të përballuar sfidën e vërtetë e cila është strehimi i banorëve të cilat kanë shtëpitë e pabanueshme.

Kryeministri u bëri thirrje që të dhurojnë nëpërmjet poratlit të lançuar nga qeveria, https://e-albania.al/dhuro/

Ja postimi i plotë në facebook.

JU LUTEM
JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA
Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi

NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR

ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE.

(Kosova Sot Online)