Paralajmërimi i analistit: Ja kush do të përfundoj në burg!

  • 30 November 2019 - 08:38
Paralajmërimi i analistit: Ja kush do të përfundoj në burg!

"Ky ahmak, Hashimi i Brojës, edhe një gjë sikur nuk e di, se duke menduar ti bëj keq dikujt, ose të ja bëjë varrin dikujt, do bie ai vetë aty. Ky harambash ka për të qenë i kënaqur me Gjykatën Speciale, por si themi ne Gjykata vendore, ka për t’ia hëngër kokën se në shpinën e tij rëndojnë një bjeshkë dëmesh dhe tradhtish që përpos bandës së tij prej hajnash me veti do merr edhe atë këlyshin e Serbisë, langoin Baton Haxhiun”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse tanimë duket që LVV dhe LDK po bashkëpunojnë seriozisht për ta bashkëqeverisur vendin në mandatin e ri pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe humbjes së thellë të qeveritarëve të kaluar të koalicionit PAN, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se pengesa kryesore e krijimit të qeverisë së re LVV- LDK, po vazhdon të mbetet kreu i shtetit, Hashim Thaçi.

Sipas Badallajt, mbetja e partive politike të ish koalicionit PAN në opozitë, së bashku me PDK-në e Hashim Thaçit, ia rrezikon seriozisht karrierën politike ish liderit të PDK-së, tani president vendi, qoftë për shkak të ndjekjes penale për një mal hajnish që kanë bërë në të kaluarën, qoftë edhe nga Gjykata Speciale apo gjykatat vendore.

Image
Reshat Badallaj

“E kam thënë në fillim se asgjë e mirë nuk pritet për vendin nga ky grup matrapazësh dhe cubash, sepse këta janë të sëmur pas pushtetit. Këta krye hajna të peshave të rënda, të majave të shtetit, në krye me Hashimin e Haxhi shumarit të Brojës janë në siklet të madh dhe u ka hyrë frika në palcë, sepse më në fund edhe populli u vetëdijesua dhe nuk i besoi më rrenave dhe tradhtive të kësaj kopeje hajnash, u doli boja mashtrimeve, premtimeve boshe të kanaleve të nëntokës kriminale. Prandaj ky çuni i shumarit me ata këlyshët dhe UDBA-shat tjerë që i ka rrotull do të bëjnë çmos për të penguar Albin Kurtin. Edhe një gjë e di mirë kjo bandë hajnash se Albin Kurtin do ta mbështesin për muri populli për të Burgosur këtë rrjetë banditësh dhe kriminelësh që e vodhën popullin deri në palcë e vetë këta bir qeni u bënë super milionerë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”

Analisti Badallaj thotë se deri më tani, Hashim Thaçi e ka shkelur me dhjetëra herë Kushtetutën e shtetit të Kosovës, prandaj nuk e ka aspak të vështirë që ta shkelë edhe tani, për ta luajtur lojën e ndytë me zvarritjen e nominimit të mandatarit të ri për kryeministër të vendit, që duhet të jetë Albin Kurti.

“Personalisht kam shumë dyshime se këta të pa besë dhe gjak zi për interesa të tyre personale bëjnë çdo gjë kundër popullit. Këta janë verbuar nga pushteti dhe hajnia, janë grupe dhe klane mafioze që 55 herë ja kalojnë klanit të Zemunpoljes. Ky ujk i vetmuar do të bëj çmos të krijoj mjegull, por, edhe një gjë e di se vendi i tij është në burg, por akoma nuk dihet dita, por këtë e di shumë mirë dhe është i sigurt. Nuk është puna vetëm e Gjykatës Speciale, sepse pikërisht këta qen, langonj dhe zagar e sollën këtë dhe e aprovuan, pra do ha kokën e vetë, por kjo nuk do të ishte asgjë, sa që do të përgjigjet dhe burgoset për tradhti dhe hajni kundër vendit dhe qytetarëve të saj. Ndaj, kam thënë dhe po e ripërsëris se Albini duhet të ketë kujdes nga këta sazexhi të orkestruar”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Hashim Thaçi vazhdimisht është angazhuar që të tjerëve të ju bëjë gropën, por tani ka ardhur koha që në gropën e përgatitur për të tjerët të bije vetë, dhe kjo ka të bëjë edhe me Gjykatën Speciale nga e cila i ka hyrë frika në gjak.

“Ky ahmak, Hashimi i Brojës, edhe një gjë sikur nuk e di, se duke menduar ti bëj keq dikujt, ose të ja bëjë varrin dikujt, do bie ai vetë aty. Ky harambash ka për të qenë i kënaqur me Gjykatën Speciale, por si themi ne Gjykata vendore, ka për t’ia hëngër kokën se në shpinën e tij rëndojnë një bjeshkë dëmesh dhe tradhtish që përpos bandës së tij prej hajnash me veti do merr edhe atë këlyshin e Serbisë, langoin Baton Haxhiun”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)