Vjen “grushti” fatal për oligarkun, Blerim Devolli dhe Z- Mobile

  • 30 November 2019 - 08:46
Vjen “grushti” fatal për  oligarkun, Blerim Devolli dhe Z- Mobile

“Për herë të parë pas një dekade, oligarkët e inkriminuar të kompanisë së mafio oligarkëve Devolli përfundimisht morën grushtin meritor të ndëshkimit për zhvatjen 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës dhe pas vendimit të Telekomit dhe Vala që të gjithë numrat e shfrytëzuar padrejtësisht deri më tani nga Z-Mobile, prej datës 28 nëntor 2019, përfundimisht "pavarësohen" nga kjo kompani e inkriminuar dhe automatikisht i kthehen pronarit të ligjshëm e kalojnë në Vala”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas vendimit të Telekomit të Kosovës dhe Vala, që si hap tjetër pas ndërprerjes së kontratës 10 vjeçare me Z-Mobile, që nga data 28 nëntor të rikthehen në Vala të gjithë numrat e që ishin në shfrytëzim nga Z-Mobile, analistët politikë konsiderojnë se me këtë vendim të radhës, oligarkët Devolli e morën përfundimisht grushtin më meritor të ndëshkimit për zhvatjen 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës.

Vala përmes një komunikate për media, përmes Departamentit për Relacion me Publik, ka njoftuar se nga ora 00:00, në mes datës 27 dhe 28 nëntor të gjithë numrave Z-MOBILE kalojnë në platformën e VALA-së. Kjo masë veprimi nga Vala vjen pasi këtë vendim më herët e kishte marrë edhe Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

E lidhur me këtë vendim të fundit të Telekomit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri, i cili e ka vlerësuar pozitivisht dhe të duhur një veprim të tillë, ndonëse edhe shumë të vonuar.

Image
Gani Qarri

“Për herë të parë pas një dekade, oligarkët e inkriminuar të kompanisë së mafio oligarkëve Devolli përfundimisht morën grushtin meritor të ndëshkimit për zhvatjen 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës dhe pas vendimit të Telekomit dhe Vala që të gjithë numrat e shfrytëzuar padrejtësisht deri më tani nga Z-Mobile, prej datës 28 nëntor 2019, përfundimisht "pavarësohen" nga kjo kompani e inkriminuar dhe automatikisht i kthehen pronarit të ligjshëm e kalojnë në Vala”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, tani radha e veprimit, ndonëse tepër e vonuar, është te Prokuroria e Shtetit të Kosovës, që të hetohet e gjithë marrëveshja e kaluar, dhe të ndiqen penalisht pronarët e Z-Mobile, duke kërkuar edhe konfiskimin e pasurisë së krijuar përmes zhvatjes së kundërligjshme të Telekomit.

“Ndaj pas gjithë kësaj uverture 10 vjeçare, me këtë problem duhet të merret edhe Prokuroria e kapur e shtetit e cila, përkundër të gjithave sa ndodhën për mbi një dekadë, nuk reagoi asnjëherë, në mënyrë që tanimë të fillojë me analizat e hetimit dhe kësaj kontrate kriminale, ti shkojë deri në fund, për ta ngritur kallëzimin e nevojshëm penal dhe konfiskuar edhe pasurinë e dyshimtë nga Devollët, të krijuar përmes përfitimit të kundërligjshëm nga kontrata PTK- Z- Mobile”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).