Rama me banorët e frikësuar të Kombinatit: Mos rrini në makina, nuk do merrem me çertifikatën e pronës tani

  • 30 November 2019 - 10:50
Rama me banorët e frikësuar të Kombinatit: Mos rrini në makina, nuk do merrem me çertifikatën e pronës tani

Kryeministri Rama është përballur tani me banorët e Kombinatit, të cilët nuk pranojnë të shkojnë në qendrat sociale pasi nuk duan të braktisin banesat.

Rama e ka patur të vështirë të qetësonte banorët, të cilët ndodhen në kushte pasigurie dhe frike. Rama përsëriti thirrjet që të largohen direkt drejt qendrave sociale. 

Përballë shqetësimeve të tyre, Rama reagoi i indinjuar për disa prej kërkesave të banorëve. Teksa një qytetar ankohej për çertifikatën e pronës së tij, Rama i kërkoi të mos bënte kërkesa për çështje pronësie.

Dialogu i Ramës me disa prej banorëve:

Nëse specialistët thonë do të shembin, do bëhet. Ne po merremi, nuk është se s’po merremi. Qendrat sociale janë të përkohshme, mos vdisni para kohe, se pastaj nuk ju ndihmoj dot. Mos rrini në makina, se do t’ju punojë koka si makina e prishur.

‘’Specialistët nuk janë të pafundëm, Italia vend në 2009 ka sot ende njerëz në kabina. Mos u merrni me ata të kabinave në ekrane. Erdha t’ju qetësoj, ju filloni të shqetësoheni.

(Biseda me një të moshuar) Ti je këtu me mua, të tjerët nuk dolën dot. Të shpëtoi pallati, unë s’lëviz nga krevati, ra apo nuk ra. Është e shkruar. Ne duhet të bëjmë tonën. Aksidenteve s’kemi çfarë t’u bëjmë. Unë atë e kam që ta dëgjojnë dhe të tjerët.

(Biseda me një grua) O zonjë, këtë që thashë do ta them për çdo numër pallati. Do të shkosh te qendra sociale?! Të çojë unë.

(Biseda me një qytetar të moshuar): O xhaxh do merrem me çertifikatën e pronës? Shkoni te qendrat sociale’’, u shpreh Rama para banorëve të Kombinatit.

(Kosova Sot Online)