Skandaloze: Ambasadori izraelit i uron fat në Hagë shtetit që kreu gjenocid ndaj myslimanëve

  • 30 November 2019 - 11:52
Skandaloze: Ambasadori izraelit i uron fat në Hagë shtetit që kreu gjenocid ndaj myslimanëve

Ambasadori i Izraelit në Birmani, Ronen Gilor, i uroi fat këtij shteti përmes një postimi në Twitter para gjykimit rreth akuzave për gjenocid shtetëror kundër pakicës myslimane të komunitetit Rohingya.

Ai i uroi fat udhëheqëses shtetërore, Aung San Suu Kyi, në disa postime në Twitter, ndonëse ambasadori i ka fshirë ato nga llogaria e tij. Megjithatë, gazeta izraelite “Haaretz” i kishte fotografuar ato dhe i ka publikuar.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Izraelit tha se postimet e ambasadorit në Twitter para seancave në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë muajin e ardhshëm ishin të gabuara.

“Postimet e ambasadorit në Twitter ishin gabim dhe janë ndërruar menjëherë. Izraeli e dënon dhunën kundër komunitetit Rohingya në rajonin Rakhine. Izraeli para një jave e përkrahu rezolutën e Kombeve të Bashkuara për dënimin e kësaj mizorie”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Ndryshe, më shumë se 730 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingya kanë ikur në Bangladesh pas shtypjes dhe përndjekjes ushtarake nga Birmania në vitin 2017. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë vlerësuar se masat e autoriteteve birmaneze kanë pasur për qëllim kryerjen e gjenocidit, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)