Tërmeti, SHBA nis ekipet e emergjencave për vlerësimin e dëmeve

  • 30 November 2019 - 12:27
Tërmeti, SHBA nis ekipet e emergjencave për vlerësimin e dëmeve

Ambasada amerikane njoftoi sot se si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. 

Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta.

(Kosova Sot Online)