Vjen akuza e rëndë për sistemin gjyqësor dhe prokuroria në Kosovë

  • 30 November 2019 - 13:24
Vjen akuza e rëndë për sistemin gjyqësor dhe prokuroria në Kosovë

“Kur nuk funksionon si duhet sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor, kur dështojnë prokurorët në mbrojtjen e rasteve të ngritura, kallëzimeve penale para gjykatës, ose kur gjykata shqipton ndëshkim jo meritor në kundërshtim me ligjit, dhe askush nuk jep llogari, kjo gjendje tregon më së miri se në çfarë përmasash po i shkelin ligjet me te dyja këmbët, si gjyqtaret ashtu edhe prokurorët, ata që janë të emëruar aty për zbatimin e tyre”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, konsiderojnë se një nga dështimet e mëdha të sistemit të drejtësisë së Kosovës, është mungesa e llogaridhënies ndaj organit specifik mbikëqyrës në sistem, e që në këtë rast kur bëhet fjalë për punën prokurorëve dhe të gjyqtarëve, ky dështim i faturohet KPK-së dhe KGJK-së.

Duke analizuar raportet periodike që publikohen nga KPK dhe KGJK, e në të cilat nuk ka aspak transparencë në raportimin e masave ndëshkimore që mundë të jenë ndërmarr, analisti dhe njohësi i kësaj fushe, Bislim Aliu ka thënë për “Kosova Sot Online” se pikërisht për shkak të këtij dështimi të madh, kërkohet një reformë e thellë sistemore, në mënyrë që në të ardhmen të kemi përgjegjësi morale e profesionale për cilësinë individ, të ketë kontroll mbi cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për secilin rast që ata e trajtojnë veç e veç.

Image
Bislim Aliu

“Kur nuk funksionon si duhet sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor, kur dështojnë prokurorët në mbrojtjen e rasteve të ngritura, kallëzimeve penale para gjykatës, ose kur gjykata shqipton ndëshkim jo meritor në kundërshtim me ligjit, dhe askush nuk jep llogari, kjo gjendje tregon më së miri se në çfarë përmasash po I shkelin ligjet me te dyja këmbët, si gjyqtaret ashtu edhe prokurorët, ata që janë të emëruar aty për zbatimin e tyre”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Aliu thotë se për këtë opinion që ai ka rreth kësaj gjendje, askush nuk mundë ta bindi ndryshe, sepse nuk japin fakte, nuk ka transparencë për të argumentuar anën tjetër, as nga KPK dhe as nga KGJK.

“Prandaj unë mendoj se është pikërisht kjo arsyeja, se askush nuk e mbikëqyre dhe vlerëson punën e tyre, ai element që po i’ua mundëson atyre që të vazhdojnë të ndihen se janë mbi ligjin, sidomos pasi që kanë përkrahjen e politikës së inkriminuar, e cila edhe i ka emëruar në ato pozita, por edhe i ngritë vazhdimisht në pozita brenda sistemit gjyqësor apo prokuroria, në vend se të njëjtit të vlerësohen në mënyrë reale dhe të ndëshkohen”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Shpresën e vetme për të ndryshuar kjo gjendje, Bislim Aliu e mban tek premtimet e partnerëve të koalicionit për reformat ë thella në sistem, për krijimin edhe të një Zyre Shtetërore të hetimeve.

“Partnerët e koalicionit LVV dh LDK, në takimin e fundit, kanë diskutuar dhe kanë vendosur, që për ta vënë në funksion më efikas sistemin e drejtësisë, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, të krijohet Zyra Shtetërore e hetimit, që sipas tyre do t'i ketë disa kompetenca specifike, për t;i qasur, luftës kundër krimit, e sidomos hetimit e krimit të vjetruar, sidomos politike, luftën kundër korrupsionit si dhe sundimi i ligjit, në aspektin e anti-korrupsionit dhe vlerësimit të pasurisë. Ky sistem duhet të shërbej edhe për procesin e Vetingut dhe nëse kjo nuk ndodhë, do të mbetet vetëm improvizim dhe projekt koti i koalicionit LVV LDK, projekt kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformave në sistemin e drejtësisë, pa e vendosur në prioritet ligjin Veting”, përfundoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)