Erdogan mban fjalën, nisin konsultimet për ndërtimin e 500 banesave

  • 30 November 2019 - 14:29
Erdogan mban fjalën, nisin konsultimet për ndërtimin e 500 banesave

Presidenti Rexhep Taip Erdogan njoftoi të premten se Turqia do të financojë ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri.

Dhe menjëherë pas kësaj thirrje, delegacioni i Ankarasë ka nisur konsultimet për hapat që do të ndërmerren.

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, lideri turk i bëri thirrje edhe mbarë botës islame që të ofrojë ndihmë për vendin tonë.

“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti’, thuhet në njoftimin e ambasadës turke në Facebook.

(Kosova Sot Online)