Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit, kjo është arsyeja!

  • 01 dhjetor 2019 - 07:46
Akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit, kjo është arsyeja!

“Njohjet që i ka marr Kosova përmes xhambazit matrapazit dhe gjysmë analfabetit, njëkohësisht pro serbit dhe pro rusit me tradita të moçme, Behgjet Pacollit, kanë qenë vetëm matrapazllëk dhe asgjë më shumë. Ky dilinxhi, ato njohje i ka bërë me para të pista, kanë qenë njohje të dyshimta, sepse edhe në ato vende vlonte dhe vlon korrupsioni, dhe ky si njeri i të njëjtës valle i ka paguar ata krye mafioz të shteteve që nuk i njohin akoma se çka janë as kamishat e as brekët”, tha Badallaj për "Kosova Sot Online”.

Analistët politikë kanë filluar ta akuzojnë së fundi Ministrin e jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, se të gjitha njohjet që po i tërheqin shtetet e ndryshme, nën ndikimin e Serbisë, janë njohje të disa shteteve të vogla, madje krejt të pa rëndësishme, të cilat Pacolli i kishte sjellë duke i korruptuar krerët e atyre shteteve të pa zhvilluara të varfra, por edhe pa ndonjë ndikim domethënës në arenën ndërkombëtare.

Sipas analistit, Reshat Badallaj, Pacolli ishte nisur në gjueti të kërkimit të njohjeve pikërisht nga ato vende krerët e të cilat kishte pasur kaherë lidhje biznesore, por që tani po i shfrytëzonte ato për ta ndërtuar karrierën e tij mashtruese në politikë, prej një matrapaz diplomati që vendit i solli vetëm të këqija.

Image
Reshat Badallaj

“Njohjet që i ka marr Kosova përmes xhambazit matrapazit dhe gjysmë analfabetit, njëkohësisht pro serbit dhe pro rusit me tradita të moçme, Behgjet Pacollit, kanë qenë vetëm matrapazllëk dhe asgjë më shumë. Ky dilinxhi, ato njohje i ka bërë me para të pista, kanë qenë njohje të dyshimta, sepse edhe në ato vende vlonte dhe vlon korrupsioni, dhe ky si njeri i të njëjtës valle i ka paguar ata krye mafioz të shteteve që nuk i njohin akoma se çka janë as kamishat e as brekët”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Badallajt, kur të analizohet krejt skema e njohjeve që ka pranuar shteti i Kosovës, shihet se Pacolli nuk e ka sjell përmes lotimit të tij asnjë njohje të ndonjë shteti të fortë.

“Asnjërën nuk e solli si njohje serioze. Pra, kjo nuk na habit fare që ndodhin këto lojëra të pista dhe ky xhambaz dhe harambash, tani nuk ka mundësi t´i kërkoj parat që i ka paguar dhe shërbimet e fshehta të shtetit fashist serb, taman i dinë se ku ka derdhur para ky hajvan dhe turre e vrap shkojnë atje për të ndikuar që t´i bien pishman njohjeve dhe kryejnë punën e tyre, si themi ne parat haram si i fitoi dhe i humbë, bile me marre të zezë”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, turpi i kësaj politike të PAN-it në mandatin që po shkon, por edhe në të kaluarën ishte se këtij njeri të dështuar në diplomaci, i është besuar edhe pozita e zëvendëskryeministrit. 

“Ky besim i është dhënë Pacollit ngase të gjithë ishin të kësaj kategorie, matrapaz për interesat e tyre dhe të pa ditur për të bërë diplomaci. A nuk do të thotë kjo se kjo krye bandë me kryebanditët vetëm i kanë bërë lojërat e pista pikërisht kundër popullit dhe vetëm për interesa te tyre personale?! Le të urdhëroj dikush të thotë se nuk është kështu, e unë fjalën e kam për ata krye mafiozët që ishin të veshur në xhaketën shtetërore dhe tani po dalin një nga një matrapazllëqet e tyre që askush nuk mund tí ndalë, ndërkaq në anën tjetër Serbia fashiste po ia arrit qëllimit”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Kosova po funksionon si shtet, dhe është njohur pas shpalljes së pavarësisë nga shumica e shteteve të fuqishme vetëm falë njohjeve të koordinuara në mes të shteteve-vendeve të forta dhe miqve të fuqishëm: Amerikës, Gjermanisë dhe të shteteve të tjera mike evropiane dhe më gjerë, sepse po të ishte mbetur Kosova në dorën e kryebanditëve dhe krye vagabondëve të tipit Pacolli vaj halli për neve. Nëse shohim realisht, Kosova mjerisht është pa zot shtëpie dhe më besoni se kur jemi këtu them për çdo ditë shyqyr zotit që i kemi miqtë e fuqishëm ndërkombëtar, na ka në dorë Amerika, se sa për krye vagabondët, krye hajnat, kryebanditët na "kishte qa me lot edhe stambolli" sepse këta përveç hajnisë dhe zhvatjes nuk mendojnë dhe nuk dinë ndonjë gjë tjetër”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)