Temperaturat bien në mënyrë drastike, në Shqipëri vjen dimri!

  • 01 December 2019 - 08:33
Temperaturat bien në mënyrë drastike, në Shqipëri vjen dimri!

Brenda harkut të 24 orëve Shqipëria duket sikur ka kaluar në një transformim total të motit, teksa kjo e dielë (1dhjetor) shënoi dhe hyrjen e dimrit.

Vendi jo vetëm hyri në stinën e dimrit por edhe me temperaturat të cilat ranë në mënyrë drastike.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. 

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut por përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore të vendit si dhe zonat fushore ajo hera herës do të fitojë itensitet deri në 15-20m/s.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rënie të ndjeshme duke prekur vlerat nga 0ºC në relievet malore deri në 6ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat në zonat malore nuk pritet t’i kalojnë 8ºC ndërsa ato në zonat bregdetare dhe ato të ulta 19ºC.

(Kosova Sot Online)