Edi Rama merr edhe një vendim për familjen Abazi nga Kosova

  • 01 December 2019 - 09:40
Edi Rama merr edhe një vendim për familjen Abazi nga Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka premtuar sërish përkrahje për pasardhësit e familjes Abazi nga Gjilani, dy anëtarët e së cilës humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.

Rama ka thënë se fondi prej 1milion lekësh të reja për çdo familje të viktimave duhet të aktivizohet sot. 

“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre”, tha ai.

Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit për të filluar procesin e harmonizimit të përpjekjeve në mënyrë që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet.

Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, tha nevoja për të krijuar një bazë solide për financimin e gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe dhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targëtohet sipas nevojës.

(Kosova Sot Online)