Banorët e lagjes në Tiranë shkunden, por kësaj rradhe jo nga tërmeti!

  • 01 December 2019 - 10:02
Banorët e lagjes në Tiranë shkunden, por kësaj rradhe jo nga tërmeti!

Banorët e lagjes në afërsi të ‘Zogut të Parë’ në Tiranë, janë shkundur në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim, i cili nuk ka ardhur nga tërmeti por nga një sasi eksplozivi që ishte vënë në një lokal të zonës.

Policia njofton se ka nisur puna për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)