Autobusi bie në lumë, 15 të vdekur

  • 01 December 2019 - 10:51
Autobusi bie në lumë, 15 të vdekur

Pesëmbëdhjetë pasagjerë kanë vdekur në skajin lindor të Federatës Ruse pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga mbi një urë dh era në një lumë. Lajmin e bëri të ditur agjencia “Interfax”, e cila e citoi një burim.

“Pesëmbëdhjetë persona janë gjetur pa shenja jete”, citohet të ketë thënë ky burim. 

Autoritetet lokale të emergjencave njoftuan përmes faqes së internetit se një autobus, i cili po udhëtonte nga qyteza Sretenks drejt qytetit Chita, mbi 6 mijë e 300 kilometra në lindje në lindje të Moskës, ra nga një urë në lumin “Kuenga”.

Në këtë njoftim thuhet se në autobus ndodheshin shoferi dhe 43 pasagjerë në kohën e aksidentit. Sidoqoftë, organet shtetërore nuk e përmendën numrin e viktimave, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)