Gjendet një trup pa jetë në Pejë në një kanal

  • 01 December 2019 - 11:26
Gjendet një trup pa jetë në Pejë në një kanal

Policia e Kosovës njofton se sot me datë 01.12.2019 rreth orës 07:08 min. Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale Pejë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë në një kanal, ishte vërejt një person i shtrirë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve.

Me hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)