Avokati Koci: Albin Kurti mund ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë

  • 01 December 2019 - 11:34
Avokati Koci: Albin Kurti mund ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë

Dje, Kryeministri në ardhje, z. Albin Kurti, ka thënë se: “Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës,” – duke theksuar se me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale i’u mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështje e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar avokati, Arianit Koci. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Kurti ka shumë arsye që ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë.

“Vërtetë ishte hap i duhur amadametimi i Kodit të Procedurës Penale, me ç’rast Prokurorisë dhe Gjykatës, i mundësohet gjykimi në mungesë i kriminelëve të luftës, që kryesisht janë të strehuar në Serbi. Por, amadamentimi i Kodit nga ana e deputetëve është bërë shkel e shko, pa u konsultuar me avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë – rrjedhimisht pa e pasur idenë se si do të aplikohet në praktikë”, ka shkruar Koci.

Avokati ka theksuar se dispozita e Kodit për gjykim në mungesë është thuaja e pazbatueshme, për disa arsye

Lexojeni postimin e plotë të avokatit Arianit Koci:

Gjykimi në mungesë i kriminelëve serb të luftës

1.
Dje, Kryeministri në ardhje, z. Albin Kurti, ka thënë se: “Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës,” – duke theksuar se me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale i’u mundësua sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështje e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë.

Pjesërisht e saktë!

Z. Kurti ka shumë arsye që ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë.

Vërtetë ishte hap i duhur amadametimi i Kodit të Procedurës Penale, me ç’rast Prokurorisë dhe Gjykatës, i mundësohet gjykimi në mungesë i kriminelëve të luftës, që kryesisht janë të strehuar në Serbi.

Por, amadamentimi i Kodit nga ana e deputetëve është bërë shkel e shko, pa u konsultuar me avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë – rrjedhimisht pa e pasur idenë se si do të aplikohet në praktikë.

Thjeshtë, dispozita e Kodit për gjykim në mungesë është thuaja e pazbatueshme, për këto arsye:

A.
Për personin e dyshuar që ka kryer krime lufte, Prokuroria duhet ta ketë adresën e banimit në Serbi (aty ku janë strehuar shumica e kriminelëve të luftës) dhe t’ia dërgoj të njejtit – në mënyrë që ftesa të konsiderohet e ligjshme. 

B.
Neni 346 A, në paragrafin 4.1, parasheh në mënyrë eksplicite që personi nën hetim të jetë kërkuar në shtetin/shtetet ku supozohet të jetë sipas parimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar së paku pesë (5) herë, dhe vetëm pasi që një kërkesë e tillë të jetë refuzuar apo neglizhuar tërësisht nga organet e shtetit pranues.

2.
Çështja e gjetjes së adresës, dhe dispozita e lartëcekur funksionon mirë, në rastin kur dy shtete kanë raporte normale ndërshtetërore.

Por, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk funksionon.

Serbia nuk ka fare interes as t’ia dorëzoj ftesat kriminelëve të luftës – edhe nëse prokuroria e ka adresën – as t’i ekspedojë shkresat e organëve të Republikës së Kosovës, dhe, as të bashkëpunojë në çfarëdo mënyre.

Përkundrazi, Serbia vazhdimisht i pengon hetimet dhe i dekoron kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

Rast konkret është Lubiša Dikoviç i cili deri vonë ka qenë shef i Ushtrisë së Serbisë. 

Gjatë luftës Dikovië ka qenë komandant i Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Serbisë – e cila ka qenë përgjegjëse për masakrën e Rrezallës.

Ndaj gjeneralit serb, unë personalist e kam deponuar kallëzimin penal në vitin 2016, në Prokurori Speciale.
Në atë kohë, i njejti ka qenë shumë herë i dekoruar prej establishmentit serb – madje është penzionuar në vitin 2018, duke u dekoruar nga ana e Presidentit të Serbisë Vuëië, me dekoratën më të lartë shtetërore që merr një oficer.

Gjatë ceremonisë së dekorimit, Presidenti Vuëië ka theksuar që gjenerali Dikovië, heroikisht iu ka kundërvenë agresionit të Natos gjatë vitit 1999.

3.
Nën supozimin se Prokuroria e ka adresën në Serbi të kriminelit të kërkuar – duhet 5 (pesë) herë të dërgoj ftesën.
Pas herës së 5-të (pestë), mund të vazhdohet më tutje me procedurë.

5 herë? Ku? Në Serbi – shetin që po e pengon me çdo kusht hyrjen e Kosovës në Interpol?

Deputetët fare nuk e kanë menduar se si do të funksionoj kjo në praktikë, dhe evetualisht sa kohë do të merr.

Prandaj, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve para se të votohen nga ana e deputetëve duhet të analizohen mirë – duke u konsulltuar me profesionist – përndyshe do të kemi probleme që t’i zbatojmë.
E pritjet me plot të drejtë, i kemi të mëdhaja.

(Kosova Sot Online)