“Obobo, tmerr tmerr!” Momenti kur godet tërmeti në Durrës, qytetarët të frikësuar

  • 01 December 2019 - 13:10
“Obobo, tmerr tmerr!” Momenti kur godet tërmeti në Durrës, qytetarët të frikësuar

Pak minuta më parë një tërmet (pasgoditje) i shkallës 4 Rihter, goditi tokën e veçanërisht qytetin e Durrësit.

Qytetarët kanë dalë me shpejtësi nga banesat dhe godinat ku qëndronin për shkak të frikës, e cila tashmë është akumuluar në 5 ditë lëkundje thuajse të pareshtuara nga paslëkundjet e tërmetit që i mori jetën të paktën 51 personave.

Gazetarja e Neës24 ka përcjellë një video ku duken momentet sesi qytetarët dalin të shqetësuar nga godina e Bashkisë së Durrësit pas lëkundjeve të tërmetit 4.0 të shkallës Rihter.

(Kosova Sot Online)