Boris Johnson: 74 terroristë të dënuar janë liruar nga burgu para kohës

  • 01 December 2019 - 13:13
Boris Johnson: 74 terroristë të dënuar janë liruar nga burgu para kohës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se 74 persona të dënuar për terrorizëm janë liruar para kohës nga burgu.

“Nuk dua të flas për hollësitë operacionale. Jam i sigurt se njerëzit mund të paramendojnë se ajo që ne po bëjmë me 74 individë të tjerë për t’u siguruar se ata janë duke u mbikëqyrur në mënyrën e duhur që të mos ketë kërcënim. E kemi marrë këtë masë, sepse kemi qenë të shqetësuar”, tha shefi i qeverisë britanike.

Ai shtoi se, ndonëse është herët për të vlerësuar, është e pashmangshme që sulmuesi i Londrës është liruara automatikisht para kohës nga burgu. 

Kryeministri tha se gjykatësit nuk kishin tjetër zgjidhje pos ta lironin këtë person për shkak të ligjit të miratuar në vitin 2008 nga laburistët.

Me fjalë të tjera, ai e akuzoi partinë rivale për politikat e lirimit para kohës të të dënuarve për vepra të rënda. Megjithatë, Johnson-i u kritikua se as në programin e Partisë Konservatore nuk ka ndonjë plan për ndryshimin e këtij ligji.

Sidoqoftë, ai premtoi se do ta ndryshojë legjislacionin që ka të bëjë me kushtet e lirimit të parakohshëm nga burgu, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)