Flet eksperti i sigurisë: Ja pse Kreshnik Gashi dhe Burim Ramadani duhet të shkarkohen menjëherë

  • 01 December 2019 - 13:53
Flet eksperti i sigurisë: Ja pse Kreshnik Gashi dhe Burim Ramadani duhet të shkarkohen menjëherë

“Emërimi i këtyre dy zyrtarëve, në njërën anë është vazhdimësi e punës së pushtetarëve të deritanishëm, por në anën tjetër ka edhe disa veçanti të rëndësishme. Këto veçanti shkurtimisht janë: Këto emërime shpalosin para qytetarëve shpaluar se ç’farë kanë qenë gjithë kohën këta prijës politik. Ndonjëri që ka pasur ndonjë besim në ta tani rrënohet. Këto emërime shpalosin para qytetarëve se këta prijës politike nuk dinë por edhe nuk mund të mësohen të veprojnë ndryshe. Nuk dinë të veprojnë në interes të qytetarëve por vetëm dhe vetëm në interes të tyre personal”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sigurisë, po vazhdojnë të reagojnë dhe ta kundërshtojnë vendimin e fundit të Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me Presidentin, Hashim Thaçi emëruan dy zyrtarët e AKI-së, në pozitën e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashin, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

Të dyja këto emërime janë bërë, pasi ditë më parë kishte dhenë dorëheqje nga pozita e kreut të AKI-së, kryespiuni Shpend Maxhuni.

Sipas ekspertit të fushës së sigurisë, Xhveta Meha ky veprim i kundërligjshëm i zyrtarëve të lartë të shtetit, është edhe një skandal tjetër i radhës, dhe është vetëm në funksion të politizimit dhe vazhdimit të kapjes së institucioneve shtetërore nga interesat e politikes, por assesi në interes të qytetarit dhe sigurisë së shtetit.

Image
Xhveta Meha

“Emërimi i këtyre dy zyrtarëve, në njërën anë është vazhdimësi e punës së pushtetarëve të deritanishëm, por në anën tjetër ka edhe disa veçanti të rëndësishme. Këto veçanti shkurtimisht janë: Këto emërime shpalosin para qytetarëve shpaluar se ç’farë kanë qenë gjithë kohën këta prijës politik. Ndonjëri që ka pasur ndonjë besim në ta tani rrënohet. Këto emërime shpalosin para qytetarëve se këta prijës politike nuk dinë por edhe nuk mund të mësohen të veprojnë ndryshe. Nuk dinë të veprojnë në interes të qytetarëve por vetëm dhe vetëm në interes të tyre personal”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Meha, nëse do ta kërkonte situata, do të kishte kuptim dhe arsye vetëm emërimi i përkohshëm deri në krijimin e qeverisë së re, por jo mënyra se si e kanë zgjedhur ata që ta bëjnë ata, Kryeministri dhe Presidenti, me qëllim të politizimit të këtij institucioni të sigurisë.

“Jam i sigurt që këto emërime do të jenë fare jetëshkurtra sepse Qeveria e re do ta anulon këtë vendim të pa drejtë dhe për interesa klanore e personale. Po të përcaktonin që këta të emëruar janë me mandat të përkohshëm derisa të ndërtohen institucionet e reja, këta prijës politik do të dëshmonin se njohin edhe interesin e qytetarëve të Kosovës, por këtë nuk e bënë. Ashtu kështu këta të emëruar janë të përkohshëm për faktin se me krijimin e institucioneve të reja do të zëvendësohen me individ tjerë”, deklaroi Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)