Zhduket një vajzë në Pejë

  • 01 December 2019 - 14:15
Zhduket një vajzë në Pejë

Të shtunën në stacionin policor në Pejë është raportuar se një vajzë ka dalë nga shtëpia, ndërkaq nuk dihet për vendndodhjen e saj

Rasti ka ndodhur të premten ndërkaq në polici është raportuar të shtunën nga vëllezërit e vajzës së zhdukur.

“Me 30.11.2019 dy meshkuj  K/Shqiptar –vëllezër  kanë raportuar se, motra e tyre (mendërisht e pazhvilluar), ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)